Bie nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, 28-vjeçari nga Vlora në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11 të paradites së kësaj të mërkure në Vlorë .
Një 28-vjeçar, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, duke pësuar dëmtime të shumata në trup, përfshirë thyerje të kafkës, si pasojë e rënies nga lartësia.
28-vjeçari banues në fshatin Sherishtë, është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime spitalore bëjnë me dije se 28-vjeçari do të niset drejt spitalit të traumës.
Ndërkohë sipas policisë së Vlorës, grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit./vizionplus.tv