E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bie nga lartësia e pallatit në Shëngjin, punëtori humb jetën

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjin dhe pallati ishte në ndërtim e sipër.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore lidhur me rastin.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›