E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga lartësia në vendin e punës dhe humb jetën 57-vjeçari në Elbasan, arrestohet drejtuesi teknik

Një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis. Si pasojë ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë 33 vjeçarin, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›