Bie prodhimi i gështenjës në Reç, shkak grerëza që ka prekur prej vitesh pyllin

Masivi i gështenjave në fshatin Reç në Malësi të Madhe po kërcënohet nga një insekt i cili i ka prekur prej disa vitesh, duke rrezikuar kështu një katastrofë ekonomike dhe mjedisore për banorët e zonës.
Banorët theksojnë që edhe grumbulluesit e gështenjave kanë ulur çmimin.
Grerëza e gështenjës prej vitesh ka shkaktuar dëme të mëdha në masivet e gështenjës në veriun të vendit e veçanërisht në zonën e Malësisë së Madhe.
Prej 4 vitesh Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë një aksion për luftimin e saj në mënyrë biologjike.
Gazetar: L. Kadija
/RTSH/