Bie qeveria ne Prishtine
Qeveria e Kryeministrit Hashim Thaci eshte shkarkuar me 66 vota pro mocionit dy kunder dhe nje abstenim nga 105 deputete te pranishem. Mocioni i mosbesimit erdhi pas krizes institucionale dhe politike te krijuar nga terheqja prej qeverise te gjashte ministrave te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Pervec deputeteve te Aleances Kosova e Re nismetare te mocionit te mosbesimit kunder qeverise se Kryeministrit Hashim Thaci kane votuar deputete te partive te pakicave por edhe te vete partise se tij asaj Demokratike. Kete mocion nuk e kane votuar deputetet e LDK-se dhe te AAK-se.
Krize me skenarKeta te fundit kane thene se e gjithe kriza institucionale e politike ne Kosove eshte bere me skenar dhe per interesa te Kryeministrit. Ata thone se kjo eshte bere ne menyre qe zgjedhjet parlamentare te mbahen ne nje moment te papershtatshem per kundershtaret e tij politike. Ne debatin e zhvilluar ne Kuvend per mocionin e mosbesimit ndaj qeverise deputete te grupeve parlamentare te AKR-se LDD-se por edhe te AKR-se kane drejtuar kritika te renda ne adrese te qeverise per qeverisje te keqe. Qeveria e Kosoves e krijuar nga Partia Demokratike e Hashim Thacit dhe Lidhja Demokratike e Fatmir Sejdiut ka dale nga zgjedhjet e fundvitit 2007.
Doreheqja e SejdiutQeveria funksionoi ne baze te nje marreveshjeje sipas te ciles PDK-ja kryesonte qeverine ndersa LDK-ja kishte postin e Presidentit. Situata eshte permbysur pas nje vendimi te Gjykates Kushtetuese te Kosoves e cila mori vendim se Presidenti i vendit Sejdiu kishte shkelur Kushtetuten duke mbajtur njekohesisht edhe postin e kryetarit te partise. Kjo beri qe Presidenti Sejdiu te jepte doreheqje ne shtator te ketij viti dhe ne tetor te terhiqte edhe ministrat e partise se tij nga koalicioni qeveritar. Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves qe sipas Kushtetutes u emerua Jakup Krasniqi kryetar aktual i Kuvendit te Kosoves shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare per 13 shkurt te vitit te ardhshem.
Zgjedhje te parakohshmeRenia e qeverise do ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme te cilat do te shpallen brenda pak ditesh. Eumlshte hera e pare qe ne Kosove votohet nje mocion mosbesimi ndaj qeverise. Sipas Kushtetutes se Kosoves ne nje situate te tille Presidenti ne detyre duhet ta shperndaje Parlamentin. Po ashtu ai duhet te shpalle zgjedhjet e jashtezakonshme te cilat duhet te mbahen brenda nje afati prej 30-45 ditesh.
Muharrem Nitaj
BBC Prishtine