E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bie rrufeja në Berat/ Digjet shtëpia, shpëtojnë 20 mijë euro-t

Rrufeja godet banesat e dy vëllezërve në fshatin Molisht në Berat.

Shpëtojnë mrekullisht familjarët.

Rrufeja ka goditur në çatinë e vëllezërve Afrim dhe Artan Jaze shtëpi të ndodhura në fshatin Molisht njësia administrative Sinjë.

Pas goditjes flaka është përhapur në çati më pas në dy banesat e vëllezērve Jaze.

Pas njoftimit të bërë në MZSH Berat forcat e repartit zjarrfikës janë nisur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa kanë mbrritur në kohë record, zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë disa pjesë të banesës dhe mobilje apo pajisje shtëpiake. Mes tyre edhe rreth 20 mijë euro që familjarët kishin në banesë.

Fatmirësisht nuk kapersona të lënduar pasi menjëherë pas goditjes në çati familjarët kanë arritur të dalin jashtë në kohë.

Mësohet se njëra nga familjet Jaze jeton në emigrim ndërsa rrufeja ka shkatëruar të dyja banesat të cilat ishin nën një çati e cila ka marr flak menjëher pas kësaj goditjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›