E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie zjarr në avion, evakuohen pasagjerët, mbyllet përkohësisht aeroporti në Nepal (VIDEO)

Zjarr në avionin e Turkish Airlines në Katmandu, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një zjarr i vogël ka rënë në një avion të kompanisë ajrore Turkish Airlines, i cili u ul sot në kryeqytetin e Nepal, Katmandu, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin për rreth një orë deri në vënien e situatës nën kontroll.

Sipas autoriteteve të aviacionit civil në Nepal, zjarri shpërtheu në rrotën e pasme të djathtë të sistemit të uljes së avionit Airbus A330-300, i cili kishte kryer fluturimin nga Stamboll drejt Katmandusë.

Turkish Airlines Airbus A330-343 evacuated at Kathmandu Airport after a fire broke out in its landing gear upon arrival from Istanbul.

All 277 passengers ​and 11 crew ⁠arriving from Istanbul were evacuated using the ​emergency exits following the fire, and nobody ​was injured,… pic.twitter.com/VDMFgh3HaY

— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) May 11, 2026

Të gjithë 277 pasagjerët dhe 11 anëtarët e ekuipazhit u evakuan në mënyrë të sigurt, pa raportime për të lënduar.

Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i autoritetit të aviacionit civil të Nepalit, Gyanendra Bhul, për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›