Bie zjarr në një banesë në Yzberisht/ Shkak dyshohet bombula e gazit

Një banesë në zonën e Yzberishtit në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Dyshimet e para janë që flakët të jenë shkaktuar nga një bombul gazi.
Paraprakisht mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe pa lëndime në njerëz.
Forcat e zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.