E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biel mbeshtet Barack Obama-n

Aktorja Jesicca Biel ashtu si shume yje te Hollywood ben tifo per Barack Obama-n ne garen presidenciale ne Amerike.

Partnerja e artistit Justin Timberlake shpalos pikepamjet politike gjate nje interviste ne Mbreterine Bashkuar, ku gjendet per te promovuar filmin e saj me te fundit 'Easy Virtue' ne festivalin e filmit ne Londer.

Jesicca thote se kriza ekonomike eshte arsyeja kryesore qe e ben te perkrahe Obama-n.

Ajo beson se gjithcka ndodh ne tregun financiar te Amerikes do te ndihmoje ose do te perkeqesoje gjendjen ne pjesen tjeter te botes.

E pyetur se ku do te jete ne daten 4 nentor, Biel pergjigjet se si shumica e amerikaneve do te ndjeke me kuriozitet zhvillimin e votimit ne televizion per te pare cdo te ndodhe.

Natyrisht prane saj do te jete edhe i dashuri Timberlake. Persa i perket filmit me te ri te 26 vjecares 'Easy Virtue' behet fjale per nje komedi romantike e vendosur ne vitet 30 qe sheh Biel ne rolin e nuses se vjeter amerikane te nje fisniku anglez.

Filmi do te promovohet ne kinemate britanike ne 7 nentor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›