E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Debat i ashpër mes Mirit dhe Jonës

09/05/10 15:12

Kur vjen diskutimi për cigaret, banorët fillojnë sërish nga debati edhe pse më qetësisht se herët e tjera. Klodi kërkon që pjesa e fundit e buxheit, të ndahet në mënyrë të barabartë si cdo javë, por Miri kundërshton sepse deri më tani, dëshirat e tyre janë plotësuar me buxhetin e plotë, ndërsa kur duan të blejnë cigaret, ata e ndajnë buxhetin. Erioni i jep Mirit edhe pjesën e vetë të buxhetit personal, ndërsa Klodi i kërkon Erionit që të heqë disa fruta, meqë Miri po ia kujton. Ai i thotë Mirit se deri dje, kanë qënë ata që po e mbanin me cigare, ndërsa ai nuk e vlerëson këtë fakt. Jona ndërhyn dhe thotë se nuk kanë pse të sakrifikojnë asgjë për Mirin, ndërsa ky i fundit bie dakord me sasinë e përcaktuar nga buxheti që i takon atij, Domit dhe Erionit. Klodi i thotë Mirit se duhet ti fitojë vetë gjërat e jo ti marrë nga të tjerët të gatshme. Ai shton se edhe buxhetin e vet po ia fal atij. Miri gëzon dhe i kërkon Erionit që edhe ato lekë ti bëjë cigare, ndërsa Klodin e quan bamirës. Domi dhe Jona nuk janë dakord mekëtë ndarje, ndërsa Klodi vazhdon të flasë kundër Mirit se ka tre muaj që po merr sa cigare do në kurriz të të tjerëve. Miri qesh. Klodi shprehet se edhe pse kanë emigruar të dy afërsisht në të njëjtën moshë, ai duket që cdo gjë ia kanë dhënë gati, ndryshe nga ai vetë që ka luftuar e punuar për të arritur cdo gjë në jetë. Erioni mendon që me atë pjesë të Klodit të porosisin verë, për të gjithë. Miri pranon se Klodi i ka ndihmuar gjithnjë për cigaret, ndërsa Domi thotë se edhe këtë javë, përsëri debatuan për këtë cështje. Miri ia kthen se debati bëhet vetëm se cigaret janë për të. jona ndërhyn dhe thotë se Miri e bën gjithnjë ëngjëllin në fillim dhe nxjerr bishën në fund. Të dy kapen me fjalë duke bërë një debat të shkurtër por të ashpër mes tyre, ku mbizotërojnë edhe ofendimet. Jona mërzitet kur Miri i thotë se nuk pyet për lojën pasi mund ta peshojë nga flokët, dhe largohet. Edhe Miri nga ana tjetër duket i mërzitur, edhe pse nuk e jep veten. Ai shkon në dhomë ku rri pa folur. Pas tij shkon edhe Erioni dhe Miri thotë se ajo që predikon edukatën, nuk ka lënë më ofendim pa i thënë atij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›