E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Erioni dhe Jona bisedojnë gjatë

10/05/10 19:57

Erioni dhe Jona qëndrojnë në dhomë duke folur për tema të ndryshme, si përshembull zgjedhjet elektorale në Shqipëri ku Erioni tregon eksperiencën e tij, ndërsa Jona ilustron shembuj të marrë nga Afrika e Jugut, pasi ka qenë prezente gjatë kohës së zgjedhjeve dhe bëjnë krahasimin midis dy vendeve. Duke u nisur nga kjo temë, ata komentojnë për mënyrën e sjelljes së njerëzve dhe në veçanti për durimin e pakët për të qëndruar në rradhë e për të pritur. Jona tregon disa ndodhi gjatë momenteve që ka udhëtuar e kur ajo largohet, Jetmiri e ironizon duke i thënë Erionit:- Vazhdon me histori avionash Jona? Jemi lodhur duke dëgjuar të njëjtat gjëra. Erioni nuk reagon.
Më pas Jona, Klodi dhe Jona dalin në kopësht dhe qëndrojnë duke biseduar. Klodi i tregon se kur është në Itali, shpesh herë organizojnë festa me miqtë e tij, dhe kur dëgjon këngë shqiptare, preket dhe fillon të qajë nga malli që ndjen.
Ata vazhdojnë të bisedojnë për sportet dimërore duke treguar eksperiencat dhe njohuritë që kanë mbi to.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›