E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Mëngjes me gjallëri

14/05/10 12:46

Banorët zgjohen një nga një këtë mëngjes. Ndryshe nga herët e tjera, duket sikur banorët nuk bëjnë shumë naze për tu ngritur, pikërisht për të shijuar cdo minutë që po kalojnë në këtë shtëpi, pasi fundi është shumë afër. Por, ky mëngjes i ka sjellë në humor banorët. Batutat mes tyre fillojnë që në fillim me Klodin dhe Erionin, fillimisht për muzikën e më pas duke kujtuar Mandin dhe ngacmimet që i bënte Klodit. Sapo ngrihet Jona, Klodi dhe Erioni shkojnë ta përshëndesin dhe ta urojnë sërish me rastin e ditëlindjes. Ndërmjet Jonës dhe Erionit vazhdojnë batutat. Kështu Jona dhe Erioni fillojnë një garë se cili është më xhentil, Krisi me Jonën apo Erioni me vajzat, duke treguar secili detaje të vogla, por që kanë shumë rëndësi. Më pas, të gjithë banorët e mbledhur në kopsht dëgjojnë muzikë dhe e komentojnë. Ata kujtojnë disa banorë në lidhje me këngët që pëlqenin. Duke dëgjuar një këngë, Miri thotë se kjo ishte një ndër kënhët që e motivonte shumë Kikën. Domi dhe Jona shprehen se kanë fjetur shumë vonë mbrëmë dhe për më tepër janë zgjuar herët sot. Jetmiri i thotë Domit që të shkojë të shtrihet nëse ka nevojë të qetësohet, por ajo nuk e merr parasysh këtë këshillë.
Më pas Domi i pyet banorët nëse duan kafe, e ua përgatit të gjithëve sipas preferencave. Ata e falenderojnë teksa ajo ia shërben.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›