E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Opinione për fituesin e BB

11/05/10 02:15

Të dy djemtë shtrihen për të fjetur. Miri i tregon Erionit se pak më parë po ngacmonte të tjerët duke i thënë se po i hante dora, ndërsa asnjëri prej tyre nuk i tha shprehjen që thuhet gjithnjë se do marrë para. Të dy qeshin dhe thonë se banorëve të tjerë u kanë hyrë ethet e lojës e secili mendon për vete. Duke diskutuar për fituesin e këtij edicioni, të dy shprehen se nuk do u pëlqente aspak që Domenika të fitonte BB, edhe pse Erioni e mendon atë si fituesen e mundshme, kurse Miri jo. Miri thotë se sipas tij, Domenika nuk i ka dhënë shumë këtij spektakli, përvec se me lidhjen me Seldin që lidheshin, ziheshin, ndaheshin e rilidheshin, ndërsa debate nuk ka bërë shumë. Erioni tregon se Domenika ka simpati jashtë sepse Ada ia kishte përmendur një gjë të tillë kur hyri në fillim. Miri mendon se duhet ta fitojë ai që e meriton, pasi publiku është ai që e vendos e nëse ai vendos për Domenikën, ata smund të bëjnë gjë tjetër vec ta pranojnë. Ai shton se Domenika ka një avantazh pasi ka disa javë që nuk është nominuar e në këtë mënyrë as nuk është konsumuar si personazh, ndryshe nga ta që cdo javë kanë qënë në nominim e janë përpjekur të bëjnë më shumë. Erioni thotë se përsëri, edhe këtë javë që është finalja, ata janë në nominim. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›