E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Për fundin e lojës

09/05/10 16:45

Banorët vazhdojnë të marrin rreze edhe gjatë orëve të pasdites dhe të bisedojnë për gjëra të ndryshme pranë pishinës. Jetmiri sapo vjen aty thotë se dielli është shumë i nxehtë prandaj nuk vonon dhe hidhet të lahet në pishinë. Ai lahet disa herë në ujin e pishinës dhe më pas ulet për të marrë rreze bashkë me të tjerët. Gjatë kësaj kohe ai nis një diskutim me Erionin duke u thënë si fillim të gjithëve se ata janë të gjithë në finale dhe ajo që tha Arbana gjatë spektalit ishte një shaka. Banorët ende mendojnë se nuk ka nominime gjatë kësaj jave, pavarësisht se gabohen. Erioni thotë se atyre do tju mungojë BB. Jetmiri thotë se duke parë ish-banorët nga mënyra se si kishin folur në klipin që panë, vuri re se nuk kishin qënë shumë bukur jashtë. Jetmiri thotë se është i lumtur që arritën në finale. Erioni i thotë se ata do ti marrë malli për BB kur të këtë mbaruar e gjithë kjo. Jetmiri falënderon publikun që e ka votuar që ai të qëndronte deri javën e fundit. Erioni i thotë se ai duhet të falënderojë ata që nuk e kanë votuar pasi ne BB votohet për atë që duan të largojnë dhe jo për atë që duan të vazhdojë lojën. Të dy djemtë flasin për ish-banorët që janë eleminuar dhe bëjnë komente për fundin e lojës në BB. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›