E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Starton spektakli i fundit i BB

15/05/2010 21:10

Rrugëtimit të gjatë të Big Brother 3 po i vjen fundi. Cdo gjë do të mbyllet në përfundim të këtij spektakli, por jo fama dhe emocionet e banorëve të cilët edhe pas daljes nga shtëpia e BB, sërish do të jenë në qendër të vëmendjes nga publiku i gjerë e vecanërisht nga fansat e tyre. Ndryshe nga spektaklet e tjerë, kjo mbrëmje do të rezervojë më shumë të reja, të papritura, emocione, ankth e gëzim për konkurentët, pasi njëri prej tyre do të shpallet fituesi i këtij edicioni.

Edhe spektakli i kësaj mbrëmjeje fillon ndryshe, pasi menjëherë bëhet një lidhje me shtëpinë e famshme të BB, por me pjesën e jashte ku aty ndodhen ish konkurentë të edicioneve të kaluara e të këtij edicioni, të cilët kanë organizuar një surprizë. Ata janë vendosur në një skenë të improvizuar në hyrje të shtëpisë dhe këndojnë një këngë përshëndetëse për Big Brother, një ftesë për të provuar këtë ëndërr, këtë aventurë të vecantë. Në studio hyn Arbana e cila përshëndet publikun dhe e falenderon atë për mbështetjen, dashurinë dhe pasionin me të cilin ka ndjekur përgjatë gjithë kësaj kohe këtë aventurë të jashtëzakonshme të 21 banorëve. Arbana përshëndet edhe Arian Konomin, opinionistin e këtij edicioni. Ai shprehet se i vjen keq që i erdhi fundi këtij edicioni. Ai jep një opinion paraprak për banorët dhe i quan të pestë finalistë edhe pse një prej tyre nuk do të jetë i tillë realisht. Ai mendon se banorët janë psikologjikisht të rënduar pasi secili është afër fitores dhe e mendon veten fitues të mundshëm.

Gjithashtu, ajo bën edhe një lidhje me Enon, bashkëpuntorin e saj i cili ndodhet në ambientet jashtë shtëpisë ku ka filluar një atmosferë festive e cila do të arrijë kulmin kur të shpallet fituesi. Arbana përshëndet Enon. Përreth skenës ndodhet një pjesë e publikut, fansat e banorëve, të cilët do të jenë të parët që do të presin të eleminuarit dhe fituesin e këtij edicioni. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›