E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilanc horoskopik

ELISA SPIROPALI

Bilanci nuk është një gjë aq e thjeshtë sa duket. Ai, pra bilanci, për më tepër i një vendi dhe jo i një individi apo i një grupi, pavarësisht se politika ia ka menderosur kuptimin, nuk mund të qëndrojë më vete. Nuk mund të quhet, dhe as është bilanc, për shembull, një numër premtimesh, eventesh apo faktesh, pa bërë krahasimin mes atyre që janë premtuar dhe atyre që janë bërë apo sjanë bërë sepse ishin gënjeshtra, mes atyre që kanë ndodhur dhe atyre që do duhej të ndodhnin, por sndodhën sepse ishin mashtrime. Në këtë kuptim, që është i vetmi kuptim, bilanci, si e thotë edhe vetë fjala, është një barazim apo një ekuilibrim, pas të cilit barazim apo ekuilibrim mes dy a më tepër faktesh a faktorësh nxirren konkluzionet përkatëse për të sotmen dhe merren masat e duhura për të nesërmen.
E tani, me të drejtën që na e jep kuptimi i saktë e i qartë i këtij termi, brenda kufijve modestë që mundëson një shkrim gazete, të përpiqemi të bëjmë një bilanc për vitin që shkoi.
Viti që po lëmë pas, që në janarin e vet, me 4 të pafajshmit para Kryeministrisë që sndodhen më midis nesh, shënoi një fillim tragjik. Pas kësaj ngjarjeje tragjike duhej të ndodhte diçka tjetër e kundërt, që të dyja bashkë të bënin bilanc. Dhe ashtu ndodhi. Eventi tragjik i fillimit të vitit, të cilit nuk vonoi shumë dhe u bilancua me një vazhdim komik, që erdhi vetëm pak muaj më pas kur të ftohtët e janarit u harrua dhe erdhi zhegu i gushtit. Në atë gusht e atë zheg, krejt njësoj si Mao Ce Duni në vakt, bilancin e tragjizmit përmes qesharakizmit e bëri më së miri Kryeministri ynë kur theu rekordin e notit.
Andej nga maji u bë një luftë e madhe për mandatin e kryetarit të Tiranës. Atë mandat dihet e stërdihet që e fitoi kryetari i opozitës. E thanë me gojën e vet deri edhe spikerat e televizioneve të pushtetit që i dëgjoi e gjithë bota. U bë rrëmujë e madhe. Ristani e hëngri turpin me bukë dhe e piu me ujë të gazuar. U ngjitën deputetët mbi rrethime kangjellash duke çarë kordonë policësh. U numëruan e u rinumëruan votat sa herë deshi Kryeministri dhe mashat e tij. Dhe përfundimisht, mandatin e kryetarit të kryeqytetit, për herë të parë në historinë e botës, nuk e mori një njeri por një send, njëra nga mashat e Kryeministrit. E mori për të marrë masha mandatin, por deri këtu nuk ka asnjë bilanc. Bilanc, ky problem u bë pak ditë më parë kur Zoti i madh, mendjes, syrit dhe veshit të të cilit nuk i shpëton asgjë, i zbriti Kryeministrit nga qielli një lipotomi, e cila, si e tha edhe vetë, nuk është e para e kollajta, por e treta e vërteta, pas së cilës zor se ka ndonjë mjekësi që të jetë në gjendje të parashikojë çfarë vjen. Në të vërtetë, ky bilanc me fillim tokësor dhe vazhdim providencial nuk do të ishte i plotë pa përmendur një, si të thuash, bilanc brenda bilancit, një bilanc më të vogël brenda një bilanci më të madh. Kjo ndodhi sapo masha në duart e Kryeministrit vodhi mandatin e kryetarit, dhe për ta festuar këtë fitore të vjedhur theri mu në derë të Bashkisë një dash. Në dëshpërim e sipër, duke e ruajtur gjithsesi gjakftohtësinë, kryetari viktimë i kësaj vjedhjeje të padëgjuar dhe kësaj feste pagane gjakatare, aty për aty shtrëngoi nofullat, nuk u ndje. E ruajti kujtimin e hidhur të fatkeqësisë së dyfishtë në një xhep të xhaketës. Priti derisa erdhi behari. Jo për not. Një të ardhur behari, për të realizuar një bilanc për së mbari për vjedhjen e pafytyrë dhe paganizmin makabër të kohëve moderne, kryetari fitues por i vjedhur, iu përgjigj kryetarit vjedhës, në mënyrën më fisnike të mundshme. Hajdutllëkut bashkiak iu përgjigj me letërsi memuaristike të cilësisë së lartë. Ndërsa makabritetit pagan me shkrime redaksionale. Në të dyja rastet shpjegoi fije për pe të gjitha andrallat, hilet, pusitë, padrejtësitë, budallallëqet dhe gomarllëqet që vuajti gjatë 12 viteve si kryetar, si dhe natyrisht fitoret, pa të cilat sdo kishte mundur të rrinte kryetar bashkie, jo 12 vite, por as 12 minuta.
Në fillim të vitit, shefi i arkës së varfër të shtetit tonë të pasur, ministri Bode, parashikoi një rritje ekonomike prej 5.5%. Në fakt, sipas raporteve të organizmave ekonomikë ndërkombëtarë, rritja ekonomike nuk do i kalojë 2.5 %. Mashtrim dhe dështim mjaft i madh, apo jo?! Po, por ende jo bilanc. Premtimi i ministrit u bë bilanc tejet trishtak vetëm pak ditë më parë, kur e tha me gojën e vet se pensionistëve nuk do tua japë ato 50 mijë lekët e vjetër të fundvitit për të blerë gjelin e detit, që i bie aq sa Bodes i kushton një drekë me ndonjërin nga kolegët rrenacakë, për shembull me njërin nga ministrat ruajtës të sekreteve të korrupsionit të Bulqizës.
Vera e vitit që shkoi, u mbush e tëra me protesta dhe greva urie të minatorëve të Bulqizës, atyre shqiptarëve që ende vazhdojnë të zbresin dhe të vdesin nëpër zgafelle. Këto greva urie dhe protestat që e pasuan, u përcollën nga pushteti me mendjen e horrit, duart dhe këmbët e hajdutit, sytë e qorrit dhe veshët e shurdhit. Domethënë, sikur të mos kishin ndodhur fare. Ose sikur të kishin ndodhur, por jo në Shqipëri, as në Tokë, por në Hënë. Për ta bilancuar këtë fakt kriminal të ngjashëm vetëm me historira minierash të dy a tre shekujve më parë që tregohen nëpër romane dhe filma, Perëndia vendosi që bilancin të mos e bënte dosido. Dhe, pasi priti pak, aty nga nëntori, iu përgjigj krimit me vdekje. Jo me një vdekje, me dy vdekje. Dërgoi me këtë rast në botën tjetër, njërin pas tjetrit, dy figura të rëndësishme kombëtare. Të parin Naltmadhëninë e Tij, vet Mbretin, dhe fill pas tij atë plakun e çuditshëm të pakuptuar, hem republikan, hem monarkik, hem të urtë, hem dinak.
Gjatë këtij viti, Kryeministri edhe premtoi Shqipërinë e bukura e dheut, edhe miratoi ligjin Për importin e plehrave. E bukura e dheut mes plehrave duket si diçka që vetvetiu e ka bilancin brenda. Për më tepër që puna e plehrave, si thonë gojët e liga, ishte llafosur paraprakisht me Berluskonin. Por nuk ishte bilanc, ishte iluzion. Bilanc u bë vetëm tani që Berluskoni sështë më. Jo se vdiq, apo u mbyt në det duke bërë not për të thyer ndonjë rekord, as sepse i ra damllaja nga lipotomia, por sepse sështë më kryeministër.
Çnuk ndodhi gjatë këtij viti. U mor vesh, për shembull, se sot shqiptarët me rroga te vogla sa gogla paguajnë 213 % më tepër taksa sesa në vitin kur Kryeministri i sotëm mori pushtetin, nisi punën, apo filloi vjedhjen, merreni si të doni, se duken si tri gjëra të ndryshme, por në fakt janë e njëjta. Pati nga ata që e lidhën këtë ngritje taksash me reagimin e vakët të opozitës. Disa vajtën edhe më larg, duke bërë fajtore për këtë vakje deputeten Seseri, e cila, sipas tyre, deputete, edhe qe edhe sqe, edhe ishte edhe sishte, edhe ka qenë edhe ska qenë. Përmendja e emrit të deputetes i ndau sherrxhinjtë në dy kampe. Gjysma thoshin se nuk mund të fajësohet aspak Seseri, e cila erdhi nga Amerika në Krujë për tu thënë krutanëve dhe shqiptarëve se: Deputetllëkun e gjeta midis jush, ndërkohë që gjysma tjetër këmbëngulte se këto fjalë nuk janë aspak të Seserit, por të Çajupit, se Seseri e respekton copyrightin etj. etj. Dhe sherri erdh e u trash duke kaluar në diskutimin tjetër, atë nëse Seseri më tepër ka qenë apo më tepër ska qenë, në kuptimin, ka ekzistuar a ska ekzistuar, dhe spo merrej vesh ku, në Shqipëri, në Krujë, apo në Parlament, kur, për ta bilancuar situatën, më së fundi vet Seseri u dha fund të gjitha dilemave, duke dhënë dorëheqjen edhe nga deputetllëku edhe nga opozitarizmi, edhe nga Shqipëria.
Rritja e korrupsionit në përgjithësi, shtimi i rasteve të padrejtësive, si shtetërore ndaj individëve, po ashtu edhe mes individëve, ishin çështjet rreth të cilave paksa me vonesë, por gjithsesi u gjet bilanci i duhur. Kjo u arrit me zgjedhjen e kryeqarhallësit apo kryehallqarësit të vendit, atij që ndryshe quhet Avokati i Popullit. U bënë hamendje d

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›