Bilanc tragjik nga permbytjet ne Brazil

Më shumë se 80 persona janë mbytur apo kanë vdekur si pasojë e erozionit të krijuar nga përmbytjet në shtetin e Rio de Zhaneiros, bëri të ditur BBC gjatë mbrëmjes së sotme.
Shirat e vazhdueshme kanë vendosur në shënjestër shtetin jug-lindor prej disa ditësh dhe nuk ka shenja për përfundimin e tyre të afërt. Gjatë natës, masa të mëdha dheu rrëshqitën në malin e Teresopolisit dhe 50 persona u raportuan të vdekur.
Bilanci tragjik pritet të rritet, ndërsa shpëtuesit do të arrijnë në fshatra të largët, në të cilët nuk kanë patur akses. Një media lokale flet për 93 të vdekur deri tani.
Përmbytjet e vrullshme të ditëve të fundit kanë detyruar shpërnguljen e dhjetëra mijëra brazilianëve, ndërsa në të njëjtën kohë kanë lënë me mijëra të tjerë të pastrehë.