E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Clinton kerkon miratimin e START-it

Nga Express me 11 dhjetor 2010 ne ora 1801

Ish-presidenti i Shteteve te Bashkuara Bill Clinton u eshte bashkuar atyre qe i kane bere thirrje Senatit amerikan te ratifikoje traktatin e ri START per pakesimin e arsenaleve berthamore te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise.

Pas takimit me presidentin Barack Obama ne Shtepine e Bardhe Clinton u tha gazetareve se beson se traktati i ri START eshte shume i rendesishem per te ardhmen e sigurise kombetar te Shteteve te Bashkuara.

Bashkepunimi qe ne do te kemi me Rusine dhe porosia qe do t146i dergohet botes per mosperhapjen e armeve nderkohe qe ka veprimtari te shumta qe e ndihmojme perhapjen e armeve berthamore eshte me shume rendesi148 tha Clinton.

Clinton tha se traktati i ri START u jep udheheqesve te sotem nje mundesi per pakesimin e armeve mundesi qe ai dhe homologu i tij rus nuk e kishin ne vitet 90-ta.

Boris Jeltsini dhe une rame dakord ne parim pikerisht per nje shkurtim te tille por ishte e pamundur per te qe ta miratonte ne Dumen ruse ne ate kohe gjate mandatit te tij te dyte. Prandaj ne nuk shkuam me tej sepse nuk do te ratifikohej. Nuk jam i sigurt nese Senati amerikan do ta kishte ratifikuar atehere por mendoj se do ta ratifikoje tani me mjaft inkurajim148 theksoi Clinton.

Shtepia e Bardhe ka shprehur perseri besimin se traktati do te ratifikohet kete vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›