E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Laden Obama te enjten ne Ground Zero

Presidenti amerikan Barack Obama do të vizitojë të enjten e ardhshmë zonën Ground Zero në Nju Jork, ku deri 10 vjet më parë ngriheshin kullat binjake.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë saktësuar se presidenti do të takojë edhe disa familjarë të viktimave të 11 shtatorit.

Presidenti Obama i komunikoi personalisht gjithë botës vrasjen e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden në një operacion të forcave speciale Navy Seal.

“Sot është një ditë e mirë për Amerikën. Bota tani është më e sigurtë dhe një vend më i mirë. Sot ne u kujtuam se si komb nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë”, deklaroi Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›