E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden kërcënon Francën: Do ta paguani shtrenjtë

Lideri i Al Kaedës, Osama Bin Laden është rikthyer sërish, këtë herë më një mesazh audio drejtuar popullit francez.

Në regjistrimin e transemtuar nga televizioni arab Al Jazeera, terrorisi saudit i është drejtuar presidentit Nikola Sarkozi dhe francezëve me një kërkëcim tejet të qartë. "Do ta paguani shtrenjtë, prezencën tuaj në Afganistan" thuhet në këtë mesazh zanor.
 

" Lirimi i të burgosurve në duart e vëllezërve tanë, është e lidhur me tërheqjen e ushtarëve tuaj nga vendi ynë" deklarion Bin Laden. Ai i referohet shtetasve francezë të rrëmbyer në Nigeri dhe të burgosurve në Afrikën e Veriut nga Al Kaeda.
 

Duke iu drejtuar popullit francez Osama Bin Landen ka shtuar se “refuzimi i presidentit tuaj për tu tërhequr nga Afganistani, është rezultat i devotshmërisë së tij nga Amerikës, dhe kjo është një dritë jeshile për ushtarët e mi për t`i vrarë të burgosurit”. "Pozicioni i Sarkozisë" thuhet në mesazh "do t`ju kushtojë shumë në shumë aspekte, brenda dhe jashtë Francës."
 

Të tilla mesazhe nuk janë një taktikë e re e Osama Bin Landenit. Ai i përdor shpesh për të kërcënuar shtete dhe politikat e tyre të ndërhyrjes në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›