E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden mjeku pakistanez ndihmoi CIA-n

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta ka njoftuar publikisht, për herë të parë, se një doktor pakistanez ndihmoi në sigurimin e informacioneve kyce për vendndodhjen e Bin Laden.

Ishin pikërisht këto informacione që sollën suksesin e operacionit të forcave speciale në maj të vitit të kaluar në Abotabad të Pakistanit.

Panetta tha për emisionin “60 Minuta” të kanalit televiziv CBS, se doktori Shakil Afridi ndihmoi në sigurimin e informacioneve.

Afridi organizoi një program vaksinimi për CIA-n, për të mbledhur ADN-të e banorëve dhe për të verifikuar nëse Bin Laden ndodhej në kompleksin rezidencial.

Që prej atëherë doktori është akuzuar nga Pakistani për tradhëti. Panetta deklaroi se ishte shumë i shqetësuar për të.

Gjithashtu, shefi i Pentagonit shprehu bindjen e tij se dikush në radhët e qeverisë pakistaneze duket të kishte ditur dicka për vendndodhjen e kryeterroristit. Megjithatë, ai tha se nuk kishte prova për këtë.

Nga ana tjetër, qeveria pakistaneze kishte shpresuar ta zgjidhte cështjen e Afridit me qetësi, sapo vëmendja e mediave të ulej, ndoshta duke ua dorëzuar atë amerikanëve.

Ata kërkuan ruajtjen e anonimatit për shkak se hetimi mbi akuzat që rëndojnë mbi doktorin është ende në zhvillim e sipër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›