Bino Kerkesa per referendum me sfond politik

Zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino deklaroi se Shqipëria ka nevojë
për zgjidhjen e menaxhimit të mbetjeve, ndërsa e cilësoi kërkesën për
referendum me sfond politik.
"Referendumi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave nuk e zgjidh problemin e mbetjeve", tha Bino.
Ndërkohë sot AKIP do të dorëzojë 60 mijë firmat e mbledhura për referendum në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Një ditë më parë në një tryeze, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqerisë civile, ambasadorë dhe politikanë është diskutuar mbi kuadrin ligjor për organizimin e referendumit popullor.
Mbledhja e firmave është vetëm hapi i parë në një proces të gjatë ligjor që mund të zgjasë për shumë muaj dhe që rrezikohet të pengohet nga kleçka të ndryshme administrative e ligjore.
Duke folur në konferencën e mbajtur në Tiranë, aktivistët listuan një seri me pengesa të pritshme deri sa firmat e mbledhura të prodhojnë referendumin. Pengesa e parë lidhet me afatet e stërzgjatura kohore. Në datë 13 mars, firmat do të dorëzohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. KQZ ka afat ligjor tre muaj për të konfirmuar nëse firmat janë të vlefshme apo jo. Për shkak se KQZ nuk është përballur ende asnjëherë me një proces të tillë, do t’i duhet të shpikë mekanizmin e kontrollit të vërtetësisë së firmave. KQZ ka kërkuar që emrat të shkruhen në formularë të ndryshëm për çdo njësi administrative, (bashki apo komunë), të shkruhen me germa kapitale dhe të shoqërohen me fotokopje të pasaportës apo kartës së identitetit.
Në mes shumë listave me 60 mijë emra, kriteret e përcaktuara nga KQZ i japin mundësi t’i hyjë një procesi teknikalitetesh për saktësinë e vlefshmërinë, gjë për të cilat ky institucion është tashmë i famshëm prej shumë vitesh. Shpresat janë që vullneti politik i mazhorancës, nga ku varet në praktikë KQZ-ja, nuk është shumë refuzues për mbajtjen e referendumit dhe që ky institucion nuk do të hapë pengesa. Për aktivistët e AKIP qe e domosdoshme që të mblidheshin disa mijëra firma më shumë se sa niveli ligjor prej 50 mijë, në mënyrë që në rast se teknikalitetet rrëzojnë një pjesë të firmave, sërish, shuma e firmave të vlefshme të jetë e mjaftueshme.
Ndërkohë, në rast se KQZ jep miratimin për vërtetësinë dhe saktësinë e procesit të mbledhjes së firmave, fjala i kalon gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit duket të japë miratimin nëse pyetja e shtruar për mbajtjen e referendumit është në përputhje me kushtetutën apo jo.
Gjykata kushtetuese ka dy muaj kohë që të shprehet, dhe në rast se jep miratimin, pas kësaj është presidenti i cili duhet të përcaktojë datën për mbajtjen e referendumit. Në total do të duhet të kalojnë edhe së paku gjashtë muaj kohë nga çasti i dorëzimit të firmave.
Ndërkohë, juristët e angazhuar te AKIP thanë se vetë Kodi Zgjedhor ka një përplasje me kushtetutën, ndërkohë që kodi nuk parashikon fonde nga buxheti i shtetit në mbështetje të palëve që kanë kërkuar referendumin apo që e kundërshtojnë atë.