Birmani: 71 mijë persona mes të vdekurve dhe të humburve
Në raportin e fundit të bërë publik nga OKB-ja, flitet për 1.6 deri në 2.5 milionë njerëz të goditur rëndë nga katastrofat.
Është katastrofik bilanci zyrtar i viktimave të ciklonit që shkatërroi pjesën më të madhe në Birmani. Është mbi 71 mijë numri i viktimave dhe tëhumburve nga fatkeqësia në vendin aziatik.
Vetëm dy javë pas episodit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur, se pjesa më e madhe e të mbijetuarve nuk kanë asnjë ndihmë ku të mbështeten. "Popujt- thotë raporti- kanë braktisur pjesën më të madhe të zonave të goditura, në kërkim të zonave me ujë të pijshëm, ushqimeve, ilaçeve mjekësore dhe të një çatie ku të fusin kokën. Megjithatë janë të shumtë avionët ndërkombëtarë që sjellin ndihma në Birmani, por forcate sigurisë vazhdojnë të ndalojnë hyrjen personale të humanitarëve të huaj në zonate shkatërruara".