E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani, treni përfshihet nga flakët, 25 të vdekur

Gazeta Shqip

Një tren i ngarkuar me benzinë doli sot nga shinat në Birmani duke shkaktuar një zjarr masiv, që la të vdekur 25 njerëz dhe plagosi rëndë edhe dhjetëra të tjerë.

Sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Informacionit  treni i cili po udhëtonte nga qyteti qendror i Mandalait drejt Miktinas u përmbysën gjatë aksidentit dhe fshatarët lokalë që po mundoheshin ta mblidhnin benzinën u dogjën pas shpërthimit të zjarrit.

Ndërkohë gjashtëdhjetë e dy persona mbetën të plagosur gjatë zjarrit, që shpërtheu në Kanbalu, në kufi me Indinë.

9 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com

Birmani, treni përfshihet nga flakët, 25 të vdekur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›