E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biseda përfundon në zënkë

22/04/10 19:02

Seldi dhe Domi qëndrojnë në kopësht vetëm, dhe Seldi shprehet se herë pas here atij i vjen keq për Jetmirin. Ai shton se nuk e kupton çfarë karakteri ka që mund të ndjejë keqardhjen dhe për atë person (Jetmirin), por Domi shprehet se ai nuk i është i vetmi që ndjehet kështu. Seldi thotë se Jetmiri e ka çuar vetë situata në këtë pikë, por përtej kësaj ai nuk mund ti mbajë inat. Seldi vazhdon ti përsërisë këto fjalë disa herë dhe Domi shprehet se e mori vesh këtë gjë dhe Seldi nuk ka pse ta përsërisë kaq shumë. Më pas Domi i tregon Seldit për shenjat e horoskopit dhe veçantitë e tyre.
Domi dhe Seldi ndërrojnë bisedë dhe flasin për nominimet. Domi pyet Seldin se kush mendon se do të dalë këtë javë dhe ai përgjigjet për Jetmirin. Domi përgjigjet se ajo nuk mendon se do të dalë Jetmiri dhe Seldi e pyet përse e mendon këtë gjë. Ai krahason Jetmirin me Rominën e BB1, e cila dhe pse ka qenë pesë-gjashtë javë në nominimë dhe ka rezistuar, më pas është eleminuar. Seldi shprehet se sipas tij duhet të dalë Jetmiri sepse nuk ka çfarë të japë më, e veç ka bërë veprime të përsëritura. Domi shprehet se ajo ka kërkuar mendimin e tij duke mbledhur të gjithë faktorët përbërës dhe Seldi përgjigjet se ky është llogjikimi i tij, por parashikues nuk mund të bëhet. Seldi shton se tashmë si të jetë Jetmiri , apo jo në shtëpi, nuk ka ndonjë ndryshim. Seldi pyet Domin për mendimin e saj se kush mund të largohet dhe ajo përgjigjet se Jetmiri nuk do të dalë. Seldi e pyet Nuk del sepse kështu do ti? dhe ajo përgjigjet se kështu e mendon. Seldi shprehet se Domi ka një zakon shumë të keq, që nuk i argumenton mendimet e saj. Ajo përgjigjet se ka qenë thjesht një pyetje e shkurtër nga ana e saj për të hamendësuar se kush mund të dalë dhe jo të bëhej bisedë kaq e gjatë. Seldi thotë se Domi flet kot ose nuk prononcohet për ndonjë qëllim të caktuar. Domi shprehet se ajo nuk do të argumentojë dhe shton se e ndjen se nuk do të dalë Jetmiri. Seldi çuditet nga fjala e saj e ndjej dhe ajo shprehet se Seldi po e zgjat bisedën kot. Seldi i thotë Domit ti je e trashë dhe ajo ngrihet menjëherë të iki dhe i thotë se më të nuk bisedohet pasi di vetëm të ofendojë.
Më pas ata shkojnë në dhomë dhe përqafohen e puthen. Seldi i shpjegon kontekstin e fjalës që i ka thënë e Domi përgjigjet se nuk i pëlqen ato shprehje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›