Biseda të ndryshme

14/02/10 15:35
Domenika po lan enët, ndërsa banorët e tjerë kanë dalë në oborr dhe po bisedojnë me banorët e shtëpisë së vjetër. Ata diskutojnë edhe një herë për rregullat e vendosura nga Vëllai i madh dhe theksojnë faktin që të mos kalojnë gardhin ndarës në oborr. Teksa pinë cigare ata diskutojnë me njëri-tjetrin. Jetmiri u thotë banorëve të rinj që të dalin të gjithë në oborr në mënyrë që të njihen sepse kjo është e vetmja mënyrë për të bërë këtë gjë. Ndër të tjera banorët diskutojnë për kushtet dhe mobiliet e të dyja shtëpive.
Duke marrë shkas nga banorët që vijnë nga Kosova që tashmë janë tre Hakiu, Valoni dhe Rezi, ata diskutojnë për Kosovën ku kujtojnë edhe ndonjë udhëtim. Rezi tregon se si e kalon kohën e saj në Kosovë duke krahasuar lokalet me ata në Shqipëri.
Ndërsa brenda diskutimet zhvillohen për çështje të ndryshme. Ata bisedojne për dashurinë dhe festën ku Graciela thotë se ajo e feston Shën-Valentinin, por këtu nuk mundet. Ndërsa Bertina thotë se nuk është e dashuruar. Më pas ata u tregojnë banorëve të rinj për çastet kur Gjimi u sëmur. Ndërsa përjashtë Olta u thotë banorëve të shtëpisë së vjetër që nuk kanë pse të mendojne për festën e të dashuruarve sepse në vitet 80 kjo festë në Shqipëri nuk njihej. Të tjerët qeshin dhe vazhdojnë bisedat e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));