E Diel, 1 Nëntor 2026

Biseda te pergjithshme- Banoret shkojne te flene me heret se zakonisht

Banoret ndryshe nga netet e zakonshme kane shkuar ne shtrat shume heret. Tashme jane fikur dritat e dhomave te gjumit dhe shumica e tyre kane rene per te fjetur. Ne kuzhine vetem nje pjese e vogel e banoreve vazhdojne te jene zgjuar. Dritani Erioni Gerta Ermali dhe Franceska jane te vetmit qe nuk kane fjetur akoma.
Ata jane ulur ne tavolinen e ngrenies dhe bisedojne duke shkembyer shaka te ndryshme mes tyre.

Pak minuta me pare edhe arber shkoi ne dhomen e gjumit dhe duke iu uruar te tjereve naten e mire shkon te fleje edhe ai duke i lene banoret ne biseda e siper. Ata bejne thashetheme per Metin dhe flasin per ushqimin. Banoret thone se gjate dites se kaluar Meti ka ngrene shume here dhe Dritani ankohet se ai nuk e ka provuar fare gjellen edhe pse e gatoi vete. E ndersa flasin per ushqimin banoret bejne shaka dhe qeshin.

Here pas here ata edhe ngacmohen me shaka duke qeshur. Minutat kalojne dhe tashme edhe ata vendosin qe te flene. Erioni dhe Gerta nuk flene por shkojne ne oborr per te pire cigare. Arber i cili ankohet se banoret bejne zhurme bllokon deren e dhomes se gjumit ne menyre qe banoret te mos hyjne aty.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›