Bisedë me Dritëroin
Vargje nga Arben Duka
Të kam thënë edhe Imzot
se ke nxjerrë xhevahirë,
ndaj me ty bisedën sot,
unë e kam kaq të vështirë!
Për ty vargje unë kam shkruar,
kryemjeshtër poezie,
diku të kam krahasuar,
si një gjysmë perëndie!
Të kam mbajtur për nishan,
si një hajmali të rrallë,
për asgjë sbëhem pishman,
ti gjithçka e ke hallall!
Po një gjë më ka gozhduar,
mua dhe gjithë vegjëlinë,
çne që ti ma ke uruar,
bashë-salien për Bashkinë?!
Je poet përmbi poetë,
se kuptoj me ty se çndodhi,
eh, e liga me zagarë,
Dritëro, bashkinë e vodhi!
Ti që nise bataretë,
ti që shkrove Komisarin,
stë kuptoj dot 1 mijë vjet
si mund të urosh kusarin!
Këto fjalë mua më dhembin,
se je gjeneral i parë,
po këta gjakosën vendin,
në njëzet e një janar!
Ndoshta ti ke thënë dy fjalë,
si për punë kortezie,
por e shfaqu shoku Salë,
si patentë virgjërie!
Ty këshilla dot stë jap,
as me gojë, as me të shkruar,
po ti thuaja o burrë:
Gabimisht të kam uruar!
Ne të duam Dritëro,
të kam dashur unë gjithë jetën,
po përmbi gjithçka që shoh,
unë dua të vërtetën!