Bisedime për vijimin e armëpushimit/ Izraeli dhe Hamasi pritet të lirojnë të tjerë pengje

Ndërsa sot pritet që të përfundojë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit negociatat për vijimin e tij duket se kanë nisur.
Ka qenë Hamasi fillimisht që e ka kërkuar këtë, ndërsa mediat e huaja bëjnë me dije se edhe Izraeli ka treguar gatishmëri.
Sot, ne ditën e 54 të luftimeve të përgjakshme në Gaza pritet që të lirohen edhe 6 pengje izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Ndërkohë bastisjet në Jenin të bregut perëndimor vijojnë, ku raportohet për 3 të plagosur. Po ashtu ushtria izraelite ka sulmuar edhe kampin e refugjatëve “Al-Askar”.
Ndërsa OKB që ka shpërndarë ndihma në ujë, ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore thekson faktin se situata humanitare mbetet e rëndë.
Spitalet në Gaza vijojnë të jenë jashtë funksionit. Ndërsa kreu i OBSH-së ngre alarmin se më shumë civilë po humbin jetën nga sëmundjet se sa nga bombardimet.