E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bisedimet Rusi-Ukrainë fillojnë, por shpresat për një përparim janë të pakta

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur tani në Dolmabahçe – zyra e Presidentit Erdogan në brigjet e Bosforit në Stamboll raporton BBC.

Ata janë ulur përgjatë një tavoline të gjatë përballë njëri-tjetrit. Udhëheqësi turk u është drejtuar atyre, pasuar me duartrokitje.

Këto janë bisedimet e para ballë për ballë në më shumë se dy javë, por shpresat për ndonjë përparim janë të ulëta.

Erdogan foli për “dhimbjen e tij të thellë” që konflikti ka hyrë në javën e tij të pestë, duke thënë se miqësia e Turqisë me të dy vendet i dha asaj një detyrim për të ndërmjetësuar.

“Është në duart e të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi”, tha ai.

Turqia është anëtare e NATO-s, por ruan lidhje të forta me Rusinë. Erdogan i ka rezistuar bashkimit me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës – një nga vendet e pakta që ende e ka bërë këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›