E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Thaci raporton ne Parlament

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ka raportuar në Parlament për takimin e dytë me homologun Daçiç, ka ritheksuar se sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm dhe se ndarja e saj do të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar e Serbisë.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm që pretendimi për ndryshimin e kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës dhe do të prodhonte sërish konflikte dhe luftëra në Ballkan. Tashmë edhe BE-ja, çdo ditë e më shumë është duke e artikuluar qartë këtë çështje, duke ia bërë të qartë Serbisë se ëndrrat e saj për ndarje do të mbeten gjithmonë ëndrra të parealizueshme”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka folur për çështjet e diskutuara në takimin e dytë, duke BE-ja çdo ditë e më shumë është duke ia bërë të qartë Serbisë se ëndrrat e saj për ndarje do të mbeten gjithmonë ëndrra të parealizueshme

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës e vënë theksin tek çështja e personave të pagjetur, për të cilën sipas tij ekziston vullneti për ta zbardhur.

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, kreu i qeverisë ka nënvizuar se rezultatet do të vijnë dhe se EULEX-i do të veprojë njësoj në të gjitha pikat kufitare me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij, Thaçi ka folur edhe për financimin e komunitetit serb në Kosovë nga Serbia, duke thënë se Prishtina nuk ia mohon këtë të drejtë Beogradit.

“Ne mendojmë se Serbia mund të vazhdojë financimin e saj për komunitetin serb në Kosovë, por këtë duhet ta bëjë në mënyrë transparente dhe ndihma financiare duhet të kalojë përmes buxhetit të Kosovës dhe nga aty të shpërndahet nëpër komuna, siç është e parashikuar edhe në dokumentin e presidentit Ahtisari”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, pjesëtarët e koalicionit qeverisës kanë shprehur mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe partia më e madhe e opozitës, LDK, e cila ka kërkuar respektimin e rezolutës së Kuvendit.

Kundërshtimi i vetëm ka ardhur nga lëvizja Vetëvendosje, përfaqësuesi i të cilës, Glauk Konjufca, ka vendosur një flamur në foltoren e Parlamentit dhe ka kërkuar nga Thaçi që të betohet se nuk do të japë autonominë për veriun. Bisedimet
Menaxhimi i integruar i kufirit
Takimi, Thaçi informon Jahjagën
Marrëveshja për pikëkalimet kufitare

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›