E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet e padefinuara

Analistet politike thone se me idete lidhur me perfshirjen e aktoreve nderkombetare ne bisedimet e ardhshme ndermjet Prishtines e Beogradit ka nisur te pergatitet terreni per nje marreveshje konkrete ndermjet paleve lidhur me formen e lehtesimit te ketij procesi. Megjithate shumecka thuhet se mund te qartesohet pas zgjedhjeve te jashtezakonshme qe do te mbahen me 12 dhjetor ne Kosove. Nga Express me 06 dhjetor 2010 ne ora 1704

Njohesit e rrethanave politike ne Kosove e Serbi thone se bashkesia nderkombetare ka nisur te intensifikoje punen ne pergatitjen e terrenit per nisjen e bisedimeve ndermjet Prishtines e Beogradit porse aktualisht gjithcka eshte ende e padefinuar dhe joperfundimtare.

Formati agjenda dhe ndermjetesuesit e dialogut thuhet se do te precizohen pas perfundimit te zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare ne Kosove.

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko i tha Radios Evropa e Lire se bisedimet ndermjet pales serbe dhe asaj kosovare do t146i sherbejne Bashkimit Evropian si nje kusht per integrimin e te dyja vendeve ne kete mekanizem.

147Besoj se ne veshtrimin afatgjate Prishtina dhe Beogradi do te jene te kushtezuara nga ky dialog si udherrefyes i tyre ne BE. Mendoj se do te behet me e nderlikuar me kalimin e kohes por per momentin gjithcka eshte e padefinuar. Vetem thuhet se duhet te nise dialogu ne mes te Beogradit dhe Prishtines por ne fakt do te jete nje nga kushtet kryesore per te dyja palet148 tha Biserko.

Me miratimin e nje rezolute ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne fillim te kesaj vjeshte u be e qarte se Bashkimi Evropian do t146i lehtesoje bisedimet per sic thuhet ceshtjet ne interes te te dyja paleve.

Dite me pare shefi i misionit te Kombeve te Bashkuara Lamberto Zanier beri te ditur se eshte emeruar personi kyc i OKB-se ne bisedimet ndermjet Prishtines e Beogradit.

Megjithate njoftimet qe flasin per perfshirjen e OKB-se ne bisedime sipas Biserkos jane vetem pjese e sic i quajti ajo perpjekjeve para bisedimeve.

147Kjo eshte vertet pjese e perpjekjeve para bisedimeve per te arritur nje marreveshje te perbashket se si ne fakt do te duket kjo148 tha ajo.

Autoritetet kosovare kundershtojne perfshirjen e Kombeve te Bashkuara ndersa kembengulin ne perfshirjen e Shteteve te Bashkuara ne lehtesimin e ketij dialogu. Kerkesa e Kosoves per te biseduar me perfaqesues te shtetit serb ne pranine e ndermjetesuesve amerikane kishte nxitur kritika ne skenen politike ne Beograd.

Anetari i Klubit per Politike te Jashtme Ardian Arifaj tha se perfshirja e Nju Jorkut dhe Uashingtonit ne bisedimet e ardhshme vetem se do t146i komplikonte punet.

147Nese fillojme te fusim me shume aktore duhet te kenaqim me shume aktore duhet te kenaqim me shume kryeqendra te botes. Kjo con me shume kah nje zhargitje kah nje mungese e rezultateve dhe kah nje mungese e nje perparimi te pergjithshem ne ato bisedime148 u shpreh ai.

Arifaj tha se bisedime ndermjet Kosoves e Serbise mund te kete atehere kur diplomacia kosovare te jete e pergatitur per te hyre ne nje proces te tille.

147Interes i Kosoves eshte qe te hyje e pergatitur ne nje dialog ne nje dialog qe eshte i pergatitur mire ku e di shume mire se per cka do te bisedohet cilat do te jene rezultatet. Bile ta kete nje agjende qe te dije se deri kur do te bisedohet. Kur Kosova t146i pergatise keto atehere mund te hyje ne bisedime148 theksoi Arifaj. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›