E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet me Prishtinën, Beogradi ndryshon taktikë

Beograd, 20 prill, NOA Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, duket se do të njohin një ndryshim të tyre në të ardhmen, nga pala që përfaqëson këtë të fundit.

Një fakt të tillë e ka aluduar vetë kreu i ekipit negociator të Serbisë, Stefanoviç, pas një takimi të zhvilluar me presidentin serb Boris Tadiç, ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç dhe ministrin për Kosovën Goran Bogdanoviç.

Stefanoviç deklaroi pas takimit se u diskutuan mënyrat e reagimit lidhur me hapat e ardhshëm që mund të marrë secila nga palët e përfshira.

“Nuk dua të nxjerr informacione, por hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet në të ardhmen si dhe për propozimet e ndryshme. Gjërat janë shumë urgjente dhe çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë”, tha Stefanoviç.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›