E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet mes superfuqive dhe Iranit

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani kanë nisur një raund të ri bisedimesh në lidhje me programin e debatueshëm bërthamor të Iranit.

Bisedimet e nisura të mërkurën janë duke u realizuar në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Vetëm një ditë më parë, Agjensia e Energjisë Atomike e OKB-së deklaroi se është thelbësore që Teherani të ofrojë më shumë akses në reaktorët dhe qendrat e tij bërthamore.

Kësaj deklarate, Ministri i Jashtëm Ali Akbar Salehi iu përgjigj duke thënë se “çdo tentativë e vendeve perëndimore për të rritur presionin mbi Iranin do të ishte e kotë”. Megjithatë, ai IraniIrani-OKB, shpresa për një marrëveshjeSHBA, plani për të goditur IraninIran, humb jetën inspektori i OKB-së shtoi se ka arsye të mira për të qenë optimist rreth bisedimeve.

Në mbërritjen në Bagdad, edhe kryediplomatja e BE-së, baronesha Catherine Ashton, u shpreh se fuqitë botërore po i propozojnë Iranit një ofertë të re, por pa konfirmuar nëse pjesë e kësaj oferte ishte lehtësimi apo heqja e sanksioneve.

Në takimin me zyrtarët iranianë janë përfaqësuesit e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, SHBA, Britania, Franca, Rusia dhe Kina, plus Gjermania.

Aktualisht, Irani është bërë subjekt i sanksioneve të rënda ekonomike, si rrjedhojë e programit të tij bërthamor, që dyshohet se ka si qëllim prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, pavarësisht se diçka e tillë hidhet poshtë me këmbëngulje prej Teheranit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›