Bisedimet për Ukrainën/ Të dërguarit e lartë të Donald Trump pritet të shkojnë në Paris

Bisedimet do të zgjasin deri të premten, me Steve Witkoff dhe Marco Rubio që angazhohen aktivisht me udhëheqësit nga kontinenti, për çështjet në lidhje me luftën në Ukrainë.
“Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe ambasadori Steve Witkoff do të udhëtojnë në Paris, Francë, nga 16-18 prill për bisedime me homologët evropianë për të çuar përpara qëllimin e presidentit Trump, për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndaluar gjakderdhjen”, thuhet në deklaratë.“Ndërsa janë në Paris, ai do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon”, u tha ndër tjera. Presidenti amerikan Donald Trump, që kur ka fituar mandatin e dytë është zotuar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë.