Bisedimet për qeverinë gjermane, partitë nisin punën, koalicioni më i mundshëm ai mes CDU/CSU dhe SPD

Grupet Parlamentare gjermane planifikojnë të takohen sot për të diskutuar mbi koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.
Friedrich Merz, i cili ka shumë gjasa të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka thënë se synon ta formojë qeverinë e re përpara pashkëve që janë në prill.
Bashkimi më i mundshëm deri tani duket se do të jetë mes CDU së Merz dhe simotrës bavareze CSU, me partinë e qendrës së majtë SPD.
Kreu i SPD është treguar i hapur për bashkëpunim, ndërsa ka paralajmëruar Merz të ulë tonet dhe të ndalojë gjuhën përçarëse të javëve të fundit.
Qeveria e re gjermane do të vijë me përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjeve të brendshme, por edhe atyre të jashtme me një Evropë pa mbështetjen e administratës amerikane./vizionplus.tv