E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet raundi i ri te premten


Raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë mund të zhvillohet këtë të premte në Bruksel.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper ua ka propozuar këtë datë të dyja palëve.

Pak ditë më parë, Cooper ishte në Prishtinë, ku arriti të bindë zyrtarët vendas që në dialog të bisedohet për menaxhimin e integruar të kufijve.

Qeveria kosovare e pranoi këtë propozim, edhe pse e kishte refuzuar një muam më parë me pretendimin se devijonte dialogun nga cështjet teknike.

Negociatorja Edita Tahiri, për të qetësuar klasën politike kosovare, deklaroi se ideja në fjalë ishte një ide e Bashkimit Evropian dhe jo e Serbisë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkoi të hënën që të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës të ratifikohen në Kuvend.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Ditën e djeshme shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton shprehu bindjen se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillonin së shpejti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Gjermania: Territori i Kosovës nuk preket
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka deklaruar se vendi i tij nuk ka asnjë dyshim për integritetin territorial të Kosovës.
Ashton: Dialogu rifillon së shpejti
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është shprehur optimiste se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillojnë së shpejti. FMN: Kosova, e paprekur nga kriza e euros
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se afrimi i kufizuar i Kosovës në tregjet globale e ka mbrojtur atë nga trazirat financiare në krizën e eurozonës, edhe pse monedhë zyrtare ka euron. Pasaportat ruse, Rexhepi: S’kemi informacion
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka reaguar lidhur me lajmin se serbët e Kosovës nga pasiguria kanë filluar të kërkojnë pasaporta ruse në ambasadën e Rusisë në Beograd. Thaci: Presidencialet, ndoshta në 2013
Një takim disa me simpatizantët e partisë së tij në Drenas, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka aktualizuar temën e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë.

Lajmet kryesore

Rama: Konsensusi vetëm për tre pika të paktit tonë
"Të nisim punën për reformat"
Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Itali, Monti takim me krerët e partive
Nju Jork, policia largon aktivistët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›