E Diel, 1 Nëntor 2026

Bislimi: Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, njofton se gjatë ditës së sotme ka marrë një letër nga drejtori i përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.

Sipas Bislimit, vendimi përfshin projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34,6 milionë euro.

“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqjen e plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat e veriut në mënyrë ligjore dhe të qetë”, tha Bislimi.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›