Bizneset do punesojne 600 aplikues
Studentet e sapodiplomuar do te kene mundesi te punesohen ne biznese te medha nese aplikojne ne zyrat e punesimit. Keto te fundit ne baze te programeve dhe projekteve per praktikat profesionale do te punesojne 600 persona. Programi i Praktikave Profesionale per Studentet, i prezantuar dhe aplikuar, per here te pare gjate vitit te kaluar, krijon mundesi reale per punesimin e te rinjve, vecanerisht atyre qe kane mbaruar arsimin e larte brenda apo jashte vendit. Nepermjet ketij programi, te rinjte kane mundesi qe te perfitojne eksperiencen e duhur ne ndermarrje dhe biznese serioze dhe me emer. Po keshtu kane mundesine qe, pas perfundimit te programit, nje pjese e mire e tyre te nenshkruajne kontrata te rregullta me punedhenesit per nje punesim afatgjate dhe te qendrueshem ne profesionin e tyre.
Vitin e kaluar u vu ne dispozicion te ketij programi fondi prej 10 milione leke, nderkohe kete vit jane vene ne dispozicion 40 milione leke dhe programi do te shtrihet ne te gjithe vendin. Po keshtu, nje vit me pare kane perfituar vetem 160 persona, kurse ne programin e fundit do te jene 600 te sapodiplomuar.
Te dhena
1600 persona do te punesohen gjate vitit 2008
200 milione leke do te jene per tre projekte punesimi
10500 ndermjetesime do te jene nga Ministria e Punes
6 muaj do te jete periudha e kualifikimeve
100 per qind te sigurimeve paguhen nga punedhenesi
13,3 per qind eshte numri i te papuneve ne vend
600 te sapodiplomuar do te perfitojne nga projektet e punesimit
40 milione leke eshte fondi i vene ne dispozicion per te rinjte