E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi akuza per ligjin e prokurimeve

Biznes Albania akuzon administratën se përmes ligjit të prokurimeve po i përqendron tenderat publikë në duart e disa kompanive të caktuara.

“Ligji i prokurimeve publike në mënyrë i elektronike, i propaganduar si ligji i transparencës, jo vetëm që nuk bën diçka të tillë, por e ka bërë garën më të mbyllur dhe shpall fituese të njëjtat firma”, deklaroi kryetari i BA, Luan Bregasi.

Bregasi thotë se për shkak të kufizimeve të ligjit, bizneset e kanë të pamundur të ankohen edhe kur në tendera bëhen shkelje flagrante.

“Ligji ekzistues e bën të vështirë ankimimin EkonomiaFullani: Nuk do ketë reçesion Ekonomia në tatëpjetëEfektet e normës së interesit kur vërehen shkelje të rënda në tenderime. Ka kompani që shpallen fituese edhe pse nuk përmbushin kriteret për të marrë pjesë në gara”, theksoi Bregasi.

Biznes Albania thotë se një nga arsyet kryesore pse legjislacioni krijon shtigje për korrupsion është se qeveria nuk e konsulton biznesin kur i miraton ligjet.

Në mbledhjen e bordit të Biznes Albania ishte i ftuar edhe ambasadsori i Bashkimit Europian ne Tiranë, Ettore Sequi, i cili tha se përfshirja e biznesit në përmirësimin e legjilacionit është një nga kërkesat thelbësore të BE-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›