Biznesi kunder koncesionit

Çdo tregtar apo individ që importon mbi 1 mijë euro produkte do të
paguajë shumë shpejt në doganë, veç taksave për shtetin, edhe një tarifë
shtesë 39 euro.
Paratë nuk i shkojnë buxhetit, por një kompanie private të përzgjedhur nga qeveria. Dy muaj para zgjedhjeve, qeveria në ikje miratoi një koncesion që ja jep skanimin e kontenierëve në dogana një kompanie me emrin S2 Albania. Shërbimi transferohet si monopol, ndërsa ligji detyron me forcë tregtarët dhe individët të paguajnë tarifën, edhe atëherë kur nuk e marrin shërbimin. Kodi doganor i kufizon doganat të mos skanojnë më shumë se 12 për qind të kontenierëve. Por Qeveria e ka vendosur tarifën mbi të gjithë, edhe për ata që nuk skanohen. Madje përmes një manovre tjetër ligjore, tregu është zgjeruar edhe më shumë. Fillimisht kur ligji kaloi në parlament përcaktohej se tarifa do të paguhej nga kontenierët dhe automjetet e tjera në doganë. Por në kontratën koncesionare kjo është ndryshuar dhe detryimi është vendosur mbi deklaratat doganore. Përmes këtij ndryshimi të ardhurat e privatit rriten me disa herë, sepse një kamion mund të ketë deri në 20 e madje më shumë deklarata njëherësh. Si rezultat, në shumë raste, koncesioni prodhon edhe paradokse duke bërë që tarifa e arkëtuar nga privati të jetë disa herë më e lartë se taksat që merr shteti. Sipas ministrisë së financave, nga ky koncesion privati do përfitojë 12.5 milionë euro në vit. Por disa ekspertë thonë se kostoja të jetë shumë më e lartë, deri në 20 milionë euro në vit. Jaka: Po paguajmë taksa shtesë Dhoma e Tregtisë kundërshton me forcë koncesionin për skanimin e kontenierëve në dogana, duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe jotransparent Kryetari i dhomës së tregtisë thotë se tarifat e larta rrisin koston për biznesin vendas duke e bërë atë më pak konkurrues në tregun e brendshëm por edhe atë rajonal. Koncesionimi në seri i shërbimeve publike si monopole tek privatët ka qenë një nga kurset më të preferuara politike të qeverisë në 5 vitet e fundit. Ai nisi me kartat e identitetit dhe më pas vazhdoi me kasat fiskale, pullat e akcizës, ngjyrosjen e ngjyrosjen e karburanteve dhe shumë shërbime të tjera. Në total kostoja e tyre mund të shkojë deri në 200 milionë euro në vit. Zoti Jaka akuzon se këto janë kompani të ministrave. Tregu i koncesioneve ka krijuar në Shqipëri një buxhet paralel me atë të shtetit. Për dhjetë vitet e ardhshme kostoja e tyre mund të shkojë deri në 2 miliardë euro ose 20 për qind e Prodhimit aktual Kombëtar. Para që do paguhen të gjitha nga qytetarët, si taksa të fshehura të cilat nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por në llogaritë e monopoleve private. / Top Channel