E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi serb shkelqim shperthyes ne Klik Ekspo Group

Tirane 27 nentor NOA - Asnjehere nuk eshte pare ne nje panair nje pjesemarrje kaq e madhe e biznesit serb ne Tirane.

Ne diten e dyte te Edicionit te 17 te Panirit Nderkombetar te Tiranes te organizuar nga shoqeria Klik Ekspo Group Dhoma e Tregtise se Serbise dhe Velexpo ne partneritet me Projektin per zhvillimin e konkurrences te USAID ne Serbi organizuan nje ceremoni festive per prezantimin e Dita e Biznesit te Serbise.

Ne pranine e ambasadorit te Serbise ne Shqiperi Mirolub Zaric dhe nenkryetarit te Dhomes Serbe se Tregtise Mihailo Vesovic u zhvillua nje takim mes perfaqesuesve zyrtare dhe komunitetit te biznesit dypalesh ne prezantimin e diteve biznesit serb ne Shqiperi.

Atmosfera e kesaj pritjeje shfaqi prirje drejt rivitalizimit te lidhjeve kulturore e urbane ndermjet dy vendeve.

Ambasadori serb tha se nje nga prioritetet kryesore te qeverise se Serbise eshte zhvillimi i bashkepunimit rajonal vecanerisht me vendet fqinje ku Shqiperia ze nje vend te vecante.

Ky zgjerim i bashkepunimit rajonal i sherben dhe objektivit tone te perbashket integrimit dhe anetaresimit te vendeve tona ne Bashkimin Evropian. Kemi nenshkruar se bashku shume marreveshje bashkepunimi dhe se shpejti priten dhe te tjera qe do ti japin nje hov te metejshem bashkepunimit mes dy vendeve tona. Shfrytezoj rastin per te uruar vendin Tuaj per heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Evropian ne dhjetor te ketij viti. Besoj se qytetaret shqiptare para kesaj date do te kene mundesi te udhetojne pa viza edhe drejt Republikes se Serbise. Ky vendim i qeverise sone do ti jape nje shtytje te metejshem zhvillimit te ekonomive te dy vendeve tona. Kjo pjesemarrja kaq e madhe e biznesmeneve serbe ne Tirane ne Edicionin e 17 te Panirit Nderkombetar te Tiranes te organizuar nga shoqeria Klik Ekspo Group eshte nje deshmi e rritjes se ketij bashkepunimi tha ai.

Ndersa ministri i Ekonomise Ilir Meta u shpreh se Shqiperia e shikon Serbine si nje partnere shume te rendesishme per bashkepunimin rajonal dhe per integrimin evropian te gjithe rajonit.

Marredheniet mes Serbise dhe Shqiperise - tha Meta - po fitojne nje dinamike gjithnje e me te qarte pasi integrimi evropian i dy vendeve dhe i gjithe rajonit eshte nje objektiv i perbashket. Kjo fryme eshte dhe pritshmeria e biznesit. Shqiperia e shikon Serbine si nje partnere shume te rendesishme per bashkepunimin rajon dhe per integrimin evropian te gjithe rajonit. Marredheniet midis dy vendeve ne te kaluaren kane qene teper te veshtira por sot ato jo vetem qe jane mese te normalizuara por edhe po fitojne nje dinamike gjithnje e me te larte pasi ne kemi vendosur nje objektiv te perbashket qe eshte integrimi evropian i vendeve tona dhe i vendeve te rajonit tone. Kjo fryme konstruktive dhe pro evropiane eshte me shume se e deshiruar ne radhe te pare nga biznesi sepse biznesi kerkon me shume se kushdo tjeter stabilitet dhe bashkepunim si kusht per nje zhvillim te shpejte dhe te suksesshem te sipermarrjeve u shpreh Meta.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›