E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni 61-vjeçar vritet me 11 plumba / Vrasje brutale në Kolumbi!

Një biznesmen 61-vjeçar u vra brutalisht në Kolumbi, pasi një grua e armatosur e qëlloi 11 herë nga afër. Ngjarja ndodhi në lagjen Bosconia, ndërsa kamerat e sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit ndaj Gabriel Antonio Muñoz Vizcaino, i njohur me nofkën “El Mocho”.

Pamjet tregojnë se gruaja mbërriti para biznesit të 61-vjeçarit me një motoçikletë, të drejtuar nga një bashkëpunëtor. Sipas mediave lokale, ajo i telefonoi biznesmenit me pretekstin e një problemi që lidhej me një zinxhir ari dhe e thirri të dilte jashtë. Kur Muñoz u shfaq, gruaja hapi zjarr ndaj tij dhe e qëlloi 11 herë brenda rreth katër sekondash. Pas të shtënave të para, biznesmeni u përpoq të largohej me vrap për t’i shpëtuar sulmit, por plagët e marra rezultuan fatale

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›