E Hënë, 9 Nëntor 2026

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

Biznesmeni Orest Sota është marrë në pyetje këtë të mërkurë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ambientet e SPAK, thanë burine të besueshme pranë këtij institucioni.

Sipas burimeve, marrja në pyetje është kryer pa praninë e një avokati dhe me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

Mësohet se Sota është pyetur në lidhje me raportet e tij me biznesmenin Ergys Agasi, si dhe për transaksione të dyshuara në fushën e pasurive të paluajtshme mes tyre.

Burimet bëjnë me dije se biznesmeni ka hyrë në ambientet e SPAK përmes një hyrjeje të dedikuar për prokurorët, duke shmangur kështu hyrjen kryesore ku ndodheshin mediat.r.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›