E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusi, dy të akuzuar për terrorizëm

Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Beita deklaroi se dy persona janë akuzuar formalisht për terrorizëm lidhur me sulmin me bombë më 11 prill në metronë e kryeqytetit Minsk, ku vdiqën 14 persona.

Në bazë të akuzës, ata mund të dënohen nga tetë vjet burg deri në ekzekutim.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm Andrei Shved ka thënë se dy personat kanë "kryer akt terrorist, i cili ka vrarë njerëz dhe ka shkaktuar dëme në shkallë të gjerë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›