E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bjellorusia: Dronët rusë në Poloni “kanë humbur rrugën”

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Pavel Muravyeika, ka thënë se hyrja e dronëve rusë në hapësirën polake ka qenë aksidentale, pasi sistemet e tyre të navigimit u bllokuan.

Në një video në kanalin zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes në Telegram, ai pretendon se dronët “kanë humbur rrugën” dhe se vetë Bjellorusia kishte qëlluar disa mbi territorin e saj.

Bjellorusia është një diktaturë e cila strehon raketa ruse. Trupat ruse kanë hyrë në Ukrainë në vitin 2022 përmes territorit të saj.

Lidhjet e saj me Moskën janë shumë të ngushta. Ndërkohë, nuk ka ende reagim të drejtpërdrejt nga Rusia në lidhjen me rastin, i cili ka ngjallur reagimin e vendeve anëtare të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›