E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blagojevic, stafi i Obama rekomandoi emerimet

Nje stuhi e vertete po bie ndaj Rahm Emanuel, shefi i kabinetit te Barack Obama.

Sic ben te ditur “Chicago Tribune”, ai ka folur disa here me Rod Blagojevic, guvernatori i Illinois i arrestuar pasi tentoi te shiste vendin e lene bosh ne Senat nga presidenti i ri.

Sipas burimit, Emanuel i ka rekomanduar guvernatorit disa emra “te pranueshem” per te zevendesuar Obamen.

Nje burim ka konfirmuar per te perditshmen amerikane se komunikimet telefonike mes Blagojevic dhe krahut te djathte te Obama jane regjistruar dhe jane ne duart e gjykates.

Nderkohe qe nje burim tjeter ka deklaruar se kontaktet mes stafit te Obama dhe guvernatorit te Illinois filluan te shtunen qe ishte para zgjedhjeve presidenciale, kur Emanuel beri nje telefonate ne celularin e John Harris, shef i kabinetit te Blagojevic, per te diskutuar pikerisht mbi vendin e Senatit qe pritej te mbetej bosh.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›