E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair: E ardhmja e Kosovës në BE

Ish- kryeministri i Britanise se Madhe Toni Bler iu drejtua parlamentit te Kosoves me nje fjalim te posacem. Ai theksoi se nderhyrja e vitit 1999 ka qene e domodoshme dhe se tani 11 vjet me pas eshte koha per te ndertuar shtetin e Kosoves. Toni Bler porositi klasen politike ne Prishtine qe te punoje ne kete drejtim dhe tha se e ardhma e shtetit me te ri ne Ballkan eshte ne Bashkimin Europinan.

“Te gjithe ata qe jetojne ne kosove jane kosovare dhe ata do e shkruajne historine si nje popull i barabarte para ligjit. BE eshte gjithashtu e ardhmja juaj. Ne vetevete BE eshte nje njesi multientike. E ardhmja, juaj, progresi juaj, munden te ndikojne ne bote po aq sa dhe lufta ne te kaluaren. Ne faqet e New Born ka mbetur ende vend per te shkruar” tha Blair. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›