E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair Me shume presion ndaj Assad

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, njëkohësisht i dërguar për Lindjen e Mesme i Kombeve të Bashkuara, kërkoi më shumë presion ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad për të shmangur përshkallëzimin e dhunës në vend.

Në një intervistë për BBC, Blair mbështeti nismën e Turqisë për krijimin e zonave të lira brenda territorit sirian për të pritur e strehuar të zhvendosurit e luftës dhe nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për arritjen e këtij qëllimi.

“Jam shumë i alarmuar nga opsioni i braktisjes së Sirisë pikërisht tani. S’mund të braktisim popullin sirian në këto momente, sepse nëse një gjë e tillë ndodh pasojat do të jenë shumë herë më gjakatare nga ç’mund SiriaSiri, luftë në Damask 25 milionë dollarë për kokën e AssadOKB fut Sirinë në listën e krimeve të luftës të parashikohet”, tha Blair duke shtuar më pas se ndërkombëtarët duhet të shtrijnë debatin tek propozimi i Ankarasë për krijimin e zonave të lira për të zhvendosurit e konfliktit.

Për ish-kryeministrin britanik duhen të gjenden zgjidhjet alternative pasi diplomacia s’po jep rezultatin e nevojshë. Komentet e tij i referoheshin vizitës së fundit të të dërguarit të posacëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Lakhdar Brahim. Brahim u takua në Damask me presidentin egjiptian Bashar al-Assad dhe në fund të takimit u shpreh skeptik për gjetjen e një zgjidhje të konfliktit, madje paralajmëroi përshkallëzim të tij.

“Situata është e rrezikshme dhe sa vjen e përkeqësohet. Është një kërcënim për popullin sirian, rajonin dhe mbarë botën”, tha diplomati veteran algjerian në fund të takimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›