E Diel, 1 Nëntor 2026

Blank Frances i duhen muaj



Njezet e kater ore pas humbjes perballe Bjellorusise 1-0 trajneri i ri i Frances Lorent Blank u shpreh pa bere asnje leshim mbi ekipin e tij. Kampioni i botes ne vitit 1998 e ka shume te qarte gjeresine e punes qe e pret. Dhe ai nuk i fsheh aspak dyshimet persa i perket rindertimit te Bluve. Zhgenjimi ishte shume i madh. Pritej te kishim veshtiresi ne keto eliminatore dhe ata ndodhen qe ne ndeshjen e pare - tha Blank.
Ish-trajneri i Bordose vuri theksin te mungesa e efikasitetit te lojtareve te tij. Kur ti ke rastin ta vrasesh kundershtarin duhet vrare. Kjo u ndje edhe dje te premten kur nuk mundem te shenonim nje gol.

RINDERTIMI I PASIGURT
Transferta ne Bosnje te marten do te jete rasti per te pare edhe nje here tjeter ne aksion djemte e Blankut. Ne kontekstin aktual a mund te jete dikush qe mund te thote se do te shkoj ne Bosnjen per te fituar Pak poshterim e morem dhe tani nuk eshte nevoja te mburremi. Duhet bere nje ekip per te mbledhur pike kjo eshte imediate por eshte e lehte ta thuash me perpara. Blank u tregua i ndershem kur tha se ai kishte dyshimet e veta persa i perket kohes se rindertimit te skuadres. Nuk kam asnje pergjigje por duhen muaj. Tashme ky eshte shnderruar nje ekuacion per ne.
Kapiteni Florent Maluda u tregua me optimist Ka dhe mengjese te veshtira. Ka zhgenjim por ne nuk duhet te bejme sikur jemi dorezuar plotesisht. Duhet harruar rikuperuar dhe projektuar ndeshjen e ardhshme. Duhet ti japim fund kesaj spiraleje negative.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›